Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova do të përballet me Turqinë.
Mbështetje Kombëtares së Kosovës i është dhënë edhe nga Ambasada gjermane.
“Duke mbështetur me krenari Kosovën sonte. I gjithë ekipi ynë i mban gishtat e kryqëzuar për ekipin e Kosovës sonte. Një finale historike — të fortë, të patrembur dhe gati për të bërë histori”, ka shkruar Ambasada gjermane në një postim në Facebook.










