Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.Me këtë rast, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ky i sotmi do të jetë Kuvendi i ripërtëritjes dhe i kthimit të LDK-së në vendin ku e ka.
“Unë e kam të preferuarin tim, të tjerët të vetin”, ka shtuar ai.
Muhaxhiri njëherit ka komentuar çështjen e zgjedhjes së Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes dhe se atë se a do të qëndrojë LDK-ja në sallë kur të ndodhë ky proces.“Unë jam për të qëndruar dhe për t’i dhënë mbështetje presidentes së re se e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.








