Gënjeshtrat më të shpeshta që ia themi vetes

Disa nga gënjeshtrat më të njohura që ia themi vetes çdo ditë, shpresojmë se kjo listë do t’ju ndihmojë të kuptoni se si ndikojnë këto në jetën tuaj.

Askush nuk i pëlqen gënjeshtrat. Kur dikush na gënjen, ne me të vërtetë lëndohemi shumë, dhe natyrshëm ndjehemi të tradhtuar dhe të ofenduar. Por, e vërteta është se ne e mashtrojmë veten çdo ditë, duke kufizuar veten nga të jetuarit e jetës që na takon dhe për ta parandaluar suksesin tonë. Koha.mk ka përzgjedhur disa nga gënjeshtrat më të njohura që ia themi vetes çdo ditë. Shpresojmë se kjo listë do t’ju ndihmojë të kuptoni se si ndikojnë këto në jetën tuaj.

JAM VIKTIMË E TË KALUARËS SIME. Ju nuk jeni një viktimë e të kaluarës suaj, por ju jeni një viktimë e të sotmes për shkak të kaluarës. Vet mendimi se jeni se nuk jeni të lumtur për shkak të asaj pjese të kohës nuk u lë hapësirë ta jetoni jetën sot. Mos harroni se te jetuarit me të kaluarën ua merr të sotmen.

UNË JAM SHUMË E/I VJETËR PËR KËTË. Ju nuk jeni shumë i vjetër për asgjë. Nelson Mandela ishte 76 vjeç kur u bë president. Leonardo Da Vinci 51 vit ai pikturoi Mona Lisësn, kryeveprën e tij.

PARATË NUK MË DUAN MUA. Në fakt ato nuk e duan askënd, punoni vetë për t’i arritur ato, Mos prisni të ndodhin mrekullira, puna e sjellë paranë, dhe suksesin.

KUR TA ARRIJË… DO TË JEM E/I LUMTUR. Lumturia nuk vjen kur të keni arritur qëllimit tuaj. Ndjenjat e gëzimit dhe kënaqësisë janë të përkohshme dhe kalimtare.

DO TA BËJ MË VONË. Nëse gjithmonë e pret momentin e duhur për të realizuar diçka, ju kurrë nuk do të arrini në kohë për asgjë!

UNË JAM DËSHTAK, SEPSE HUMBA PRAPË. Suksesi përbëhet nga një seri hapash të vogla dhe të përditshme. Veprimet dhe vendimet tuaja do t’ju çojnë gradualisht drejt qëllimet tuaja. Nuk je humbës nëse ke dështuar, humbës je nëse nuk zgjohesh përsëri.

ASKUSH NUK MË KUPTON MUA. Të jesh ndryshe nga të tjerët është në rregull, por nganjëherë duhet dëgjuar një person me një opinion ndryshe nga ju, që ta kuptoni më mirë veten.

UNË NUK JAM SI ATA, UNË S’MUND TA BËJ KËTË. Ndrysho mënyrën tuaj të të menduarit pozitivisht. Le të jetë kjo frazë motoja tuaj: “Në qoftë se ata mund ta bëjë këtë, edhe do të mundem”.

KOMPLEKSET E MIA BLLOKOJNË AFTËSITË DHE PËRPJEKJET E MIA. Shikoni veten përmes syve të dikujt që të do, dhe ju do të shihni veten si jeni në të vërtetë. Komplekset e tua nuk ju përcaktojnë juve në tërësi./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu