Gëzim për tifozët, para ndeshjes me Sevillan, Barça merr super lajm

Skuadra e Ronald Koeman të shtunën do përballet me Sevillan në kuadër të La Liga-s, para ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku ndeshja e parë që përfundoi me rezultat 2 – 0 në të mirë te skuadrës së Lopeteguit.

Lajmi i mirë për blaugranasit është rikthimi i Ronald Araujos, ngase është shëruar nga lëndimi në gju. Uruguaiani ishte jashtë fushës që nga lëndimi ndaj Betisit dhe humbi edhe ndeshjen e rëndësishme kundër PSG-së.

21-vjeçari ka qenë kryesori në mbrojtjen e katalunasve këtë edicion duke i zërë pozitën Clement Lenglet, ndërsa pritet që të jetë partner me Gerard Pique.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu