Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu
‘’Mësuesi është përhapësi i dritës’’ – Luigj Gurakuqi
7 marsi sa festë e bukur! Ditë e bekuar për ne, dita e mësuesit! Ashtu si çel një lule pranvere ndonjëherë e pafuqishme, ashtu ndjehen dhe nxënësit në klasë për herë të parë, në ujërat edukativo- arsimore.Jeta është një labirinth herë e bukur e herë veç me dy ngjyra, bardhë e zi, andaj duhet të qëndrojmë të fortë gjithmonë dhe dikush na jep ndihmë për të kaluar . Do të doja që nga brendësia e shpirtit të flas me ju një nga një e të them se sa vleni ju mësues.
Të ju tregoj se sa të mirë jeni dhe sa shumë vlerë keni . Pasi që nuk mundem të gjithëve t’ju mbledh bashkë , thjeshtë në këtë shkrim jam munduar t’u them faleminderit për gjithçka! Atë që e mësojnë nxënësit sot, nesër padyshim se do t’ia mësojnë dikujt tjetër. E mba mend si fëmijë ku mezi prisnim ta uronim mësuesen Behije e gjithë klasa bashkë… më kujtohen gjithë ato pregaditje që bënim për tu dukur sa më bukur festa , mësuesja Behije na fliste për rëndësinë e kësaj feste , kush ishin mësuesit e parë , ku dhe kur u hap mësonjtorja e parë e shumë shumë shpjegime të tjera. Gjithë ajo rrugë e bukur shkollore që nga shkolla fillore “ Naim Frashëri” Tetovë, Gjimnazi i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore… sa shumë profesorë, arsimtarë në jetë, sa krenari të them se isha nxënësja e tyre, studentja e tyre… të nderuar mësues , arsimtarë, profesorë ju uroj një mal me shëndet e jetë sepse na keni dhënë dije, na keni bërë t’i besojmë vetes dhe atëherë kur ne nuk i besonim, u jam shumë mirënjohëse gjatë tërë jetës…
Arsimtarëve të mij u jam mirënjohëse çdo ditë ata janë shumë e nuk mundem t’i përmendi gjithë në një shkrim por ata janë dhe do të jenë gjithmonë me mua pra në kujtesën time, në përditshmërinë time.Më pas familja ime e cila ka aq shumë mësues…. ata kontribuan në arsim dhe vazhdojnë…duke filluar nga gjyshërit e mi : gjyshi Xhabir arsimtar i matematikës ka disa vite që nuk është në mesin tonë po më kujtohet shpesh kur fliste për punën në shkollë për nxënësit, më shumë se 35 vite të jetës ia kushtoi arsimit , shumë vite në shkollën ‘’Naim Frashëri’’ , Tetovë, disa nga nxënësit e tij kanë qenë profesorët e mi…gjyshi Nazif shpesh bisedoj me të ai punoi si arsimtar i fizikës , pedagog shkolle , për 10 vite drejtor shkolle në “Istikball“ Tetovë edhe disa nga nxënësit e tij ishin mësuesit e mi… jeta është e tillë dikur ata ishin mësues e më pas nxënësit e tyre ishin mësuesit e mi, ndoshta do të jem edhe unë në mesin e nxënësve ndonjëherë sepse tani nuk jam… për më shumë se 27 vite mami im Mirjeta është mësuese në shkollën fillore “ Istikball” , me atë bisedoj çdo ditë , sa kohë e kaluar me nxënës, mami shpesh na flet për ata edhe në shtëpi e shoh në sytë e saj një dashuri të madhe për nxënësit! Më pas hallat e mia : halla Mirvete për 26 vite e ushtron këtë profesion në shkollën fillore ‘7 Marsi ‘’ në fshatin Çellopek, halla Lume për 24 vite e ushtron këtë profesion në shkollën fillore ‘’Sabedin Bajrami’’ në fshatin Kamijan, na tregojnë gjithmonë për përvojat e tyre me nxënësit! Tezja ime Besa për 17 vite ka punuar në shkollë fillore në Gostivar ‘’Goce Dellçev’’ si edukatore, pedagoge shkolle dhe ka dy vite e disa muaj që është profesoreshë në UT në Fakultetin Pedagogjik përvoja të bukura, të ndryshme!
Puna e mësuesisë nuk është e lehtë sepse kërkon përkushtim të madh secili nxënës ka botën e vet dhe mësuesit i kuptojnë. Lavdi për ata mësues që nuk jetojnë më unë gjithmonë e kujtoj arsimtarin Miftar Abdiu shpjegimet e tij ende të freskëta i kam po jo vetëm unë dhe shumë shumë nxënës të tij! Gëzuar festën të dashur mësues ju keni ndikuar në shumë jetë, jeni idhujt e dikujt këtë kurrë mos e haroni! Mësuesit që sot janë në krye të kësaj detyre, mësuesit e rinj sot ‘’stafeta e dijes’’ është tek ju të nderuar, duhet ta dërgoni gjithmonë sa më para! Me shumë respekt Donika e juaj!