Lufta tashmë po bëhet me armë të avancuara dhe sigurisht që në këtë drejtim Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë avangardë.
Sëfundmi, ushtria amerikane ka testuar një tip të ri lazeri kunder dronëve, i cili ka rezultuar i suksesshëm duke rrëzuar 50 të tillë, shkruan Albeu.com.
Lazeri vendoset në mjete të levizshme si kamionë ushtarak apo mjete të blinduara duke e bërë atë të levizshëm në fushën e betejes kundër dronëve armiq.
Ai quhet Lazeri i Levizshëm me Energji të Lartë ose në anglisht (MEHEL) dhe tashmë ka hyrë në përdorim në ushtrinë amerikane.
Lazeri ka një sistem monitorimi dhe një ekran që e lejon operatorin të lokalizojë dhe godasë dronët armiq.