Gjashtë shqiptarë në Parlamentin e ri të Malit të Zi

Në Parlamentin e ri të Malit të Zi nga zgjedhjet e zgjedhjet e së dielës do të hyjnë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe 2 nga partitë qytetare.

Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla (DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Shumicën e votave, me 26 përqind, e ka marrë lëvizja “Evropa Tani”, ndjekur nga aleanca “Së bashku” e përbërë nga DPS-SD-LP-DUA me 23.9 për qind.

Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka marrë 14.8 për qind, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind. Forumi Shqiptar ka marrë 2 për qind, Aleanca Shqiptare 1,5 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu