Gjatë fushatës Pendarovski ka shpenzuar më së shumti, 19 herë më shumë se Reka

Kandidati i koalicionit qeveritar në zgjedhjet presidenciale, Stevo Pendarovski ka shpenzuar tre here më shumë se kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas të dhënave financiare të dorëzuara nga tre kandidatët presidencialë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, nga 1 deri me 10 prill, kandidatja e opozitës maqedonase ka shpenzuar 163.000 euro, ndërsa Pendarovski 484.000 euro.

Në raport me Blerim Rekën, kandidati qeveritar, i përkrahur nga 31 parti të udhëhequra nga LSDM-ja dhe BDI-ja, ka shpenzuar 19 herë më shumë se Reka.

Sipas raporteve zyrtare të dorëzuar nga Reka, ai ka shpenzuar vetëm 25.000 euro, gjë që është konfirmuar edhe nga KZSh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu