Gjendet i vdekur gazetari që zbuloi lidhjet sekrete të Sorosit (FOTO)

Gazetari Bechir Rabani që po zbulonte lidhjet e Soros me politikën e komunistëve është gjendur i vdekur nga një “atak i papritur në zemër” në 17 Dhjetor.

Ai ndërroi jetë pikërisht në ditët kur do nxirrte investigimin e tij për lidhjet e George Soros me organizatat e ekstremit të majtë Expo të komunistit milioner Robert Aschberg (pasuria e të cilit erdhi nga financimi i Bashkimit Sovjetik për të gjyshin e tij në vitet ’20)!

Kush ishte Bechir Rabani?

Ai ishte një gazetar i guximshëm suedez i cili po zbulonte pjesë në lidhje me historinë e George Sorosit, që askush nuk e kishte zbuluar.

Sipas një forumi popullor të njohur si 4chan.com, Bechir Rabani ishte duke punuar shumë për çështjen nacionaliste në Suedi, përcjell albeu.com

Menjëherë pas kryerjes së një hetimi për miliarderin dhe bashkëpunëtorin e vjetër Soros, Robert Aschberg, Rabani u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

Njerëzit janë ‘të habitur’ në këtë incident kurioz dhe shkaku i vdekjes mbetet i panjohur. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu