Greqia po përballet përsëri me një gjendje alarmante të zjarrit. Mbrëmjen e djeshme raportohet se ka rënë një zjarr i fuqishëm që po del jashtë kontrollit në zonën e pyjore afër Sarti, Sithonia, Halkidiki.
Para pak javësh Greqia u prek nga një zjarr masiv që solli pasoja katastrofike, ndërsa tani 4 avionë janë vënë në gadishmëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, ndërsa 45 zjarrfikës po punojmë në terren në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta situatë.
Zjarri është përhapur mjaft për shkak të erërave të forta, ndërsa situatën e komplikon ndërprerja e energjisë në rajon.
“Situata është e vështirë, erërat e forta, zjarri është mbi Sarti (…) Ka një gatishmëri, i gjithë komuniteti i kësaj zonë është pa energji elektrike dhe telefonat nuk kapin valë, dhe kjo është disavantazh ynë i madh. Ne nuk mund të komunikojmë me njëri-tjetrin, “tha kryetari i Komunës.
“Shpërngulje deri më tani ne nuk kemi bërë edhe pse policia ka thënë për të informuar ata që janë mbi qarkun provinciale të Sarti, për të larguar sa më parë”, pohoi ai.
Video: