Mediat greke kanë lajm të parë sot tensionin e lartë në ishujt që ndajnë Greqinë dhe Turqinë pas dy episodeve të mëngjesit të sotëm.
Në orët e para të mëngjesit, fillimisht dy avionë turq iu afruan helikopterit të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos duke i kërkuar që të largohej nga hapësira ajrore turke.
Disa minuta më pas, në zonë u afruan edhe tetë avionë luftarakë të Turqisë dhe gjashtë të Greqisë duke e rritur ndjeshëm tensionin.
Por, nuk mbaron me kaq. Mediat greke raportojnë se të tjerë avionë turq janë duke fluturuar mbi ishujt kufitarë grekë duke iu përgjigjur kështu sfidës së Kamenos i bëri atyre duke thënë: Ne do ta mbrojmë atdheun tonë blu përballë provokimeve të tyre.
Turqia dhe Greqia janë në një situatë të tensionuar në lidhje me hapësirën territoriale mes tyre ku helenët pretendojnë 12 milje ndërsa Turqia ka shpallur se e njeh deri në 6 milje detare, po ashtu edhe në hapsirë ajrore. /albeu.









