James Mattis, gjenerali legjendar amerikan që tash në Administratën e Donald Trumpit do të ketë rolin e Sekretarit (Ministrit) të Mbrojtjes, tha se Kosova duhet të ketë ushtri dhe se duhet të njihet nga Serbia.
Por, Mattis që nofkën e ka “I çarturi”, ka shumë fjalë të tjera që janë të paharrueshme për këdo që i ka dëgjuar. I njohur për ashpërsinë e tij, por edhe profesionalizimin, Mattis njihet edhe për gjuhën e ashpër të një ushtaraku.
Klankosova.tv iu sjell disa nga thëniet më të paharrueshme të James Mattis;
“Në qoftë se për të vrarë armikun të duhet të vrasësh një të pafajshëm, atëherë mos e shkrep armën. Mos krijo më shumë armiq nga një veprim imoral”.
“Po vije në paqe, nuk kam sjellur as artilerinë. Por, po ju lus me lot në sy; Nëse kruheni me mua, ju vras të gjithëve”.
“Herën e parë që ia hedh dikujt trutë ne erë nuk është ngjarje aq e rëndësishme. Por, janë disa persona të neveritshëm në këtë botë që duhet t’ua fusim plumbin kokës. Janë gjahtarët dhe viktimat, varësisht çfarë disipline keni edhe do të vendosin nëse jeni gjahtari, apo viktima”.
“Ji i sjellshëm, ji profesionist, por gjithmonë ta kesh një plan për ta vrarë këdo që e takon”.