Gjenerata e vjetër u largua, vet vazhdon në krye të partisë! Ahmeti: Kapiteni nuk e braktis anijen i pari

Gjeneratën e vjetër e largoi nga kryesia e ngushtë, por vet vazhdon të mbetet në krye të partisë. I pyetur për reformat e fundit në BDI, kryetari Ahmeti tha se kapiteni nuk e braktis anijen i pari.

A ka BDI pa Ali Ahmetin?

-BDI do të ketë pa Ali Ahmetin, por situata është që kapiteni i anijes nuk e braktisë anijen i pari. Mirëpo kjo është një ndërmarrje e përbashkët. Unë të gjithë i kam pasur bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë. Talat Xhaferi është krenar që është veprimtar dhe ka bërë fushatë në zgjedhjet lokale. Nesër do të bëjë fushatë në zgjedhjet parlamentare. Të gjithë e kanë këtë gatishmëri. D.m.th. gjeneratën e re ta ngrisim mbi supet tona. Dhe tani në fund është edhe kapiteni i anijes, sa të nxjerr, ta ankorojë në breg anijen edhe ai do të del.

-Kur do të del në breg, çfarë keni një qëllim që ju ka mbetur peng?

-Akoma ka dallgë, të cilat unë bashkë me gjithë këta bashkëveprimtarë që i kam, pavarësisht që nuk janë në udhëheqje, ata janë me mua, unë jam me ata. Dmth kemi edhe pak punë për të bë, për t’i vendosur gjërat në binarë.

Ahmeti foli edhe për mundësinë e pajtimit me ish-bashkëpartiakët Izet Mexhitin dhe Fatmir Limanin. Ai tha se me ta nuk ka hasmëri, por për rikthimin e tyre në BDI, tha se nuk vendos Ali Ahmeti.

“Edhe njërin edhe tjetrin i kam patur njerëz të mirë. Çka do që them, po ta përsërisë atë që e kam thënë këtu në studio – po të pështy përpjetë, pështyma më bie në fytyrë. Ata s’kanë bërë mirë, atëherë e kam thënë edhe sot e them. Kanë braktis shpinë e vet. Ia kanë pa hajrin shpisë së vet, BDI-së. Nuk e arsyetoj veprimin e tyre.

Asnjëherë? Nuk leni hapësirë që në të ardhmen të pajtoheni?

Tani unë hasmëri nuk kam me asnjërin, por për tu rikthyer në BDI vendos BDI, jo Ali Ahmeti”, tha Ali Ahmeti.

Në lidhje me thirrjen për bashkim të partive shqiptare me BDI-në Ahmeti tha se tani për tani po bisedohet vetëm me Arjanit Hoxhën e PDE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu