Qyteti i Bielefeld, ofron 1 milion euro për cilindo që sjell prova se ky qytet nuk ekziston. Një qytet gjerman që daton në Shekullin 9, me 340,000 banorë, një universitet, një kështjellë mesjetare … por a ekziston ky qytet me të vërtetë?
Bielefeld tani po ofron një çmim prej 1 milion eurosh, për këdo në Gjermani që mund të dëshmojë mos ekzistencën e qytetit. Grupi i marketingut të qytetit, i cili po zhvillon konkursin dëshiron të hedhi poshtë një teori konspirative 25-vjeçare.
Në vitin 2012, edhe kancelarja Angela Merkel iu referua qytetit të Bielefeld, kur ajo foli gjatë një ndarje çmimesh në Berlin dhe kujtoi se ndoqi një ngjarje në Bielefeld, duke shtuar: “ky qytet ekziston”.
Publiku shpërtheu në të qeshura dhe zonja Merkel vazhdoi:
“Kam përshtypjen se isha atje dhe shpresoj se mund të shkoj përsëri atje”.
Por cilat janë rregullat e konkurrencës?
Gjermanët kanë kohë deri në 5 shtator të paraqesin provat e tyre që Bielefeld “nuk ekziston”. Ueb-faqja e konkursit, ka shpjeguar se provat mund të vijnë në forma të ndryshme; foto, video ose tekst.
Ata thonë se janë 99,99% të sigurt se mund të hedhin poshtë çdo provë, por taksapaguesit nuk duhet të shqetësohen, pasi paratë e çmimit prej 1 milion eurove do të vijnë nga sponsorët e Bielefeld Marketing, në rast se do të gjendet një fitues.