Gjermania shënoi sot numrin më të ulët të infeksioneve të reja në më shumë se tri javë. 2028 rastet e reja janë më të ulëtat që prej 22 marsit. Kjo është dita e katërt që infeksionet e reja shënojnë ulje.
Numri total i infeksioneve ka shkuar në 125.098. Rritja ditore ishte vetëm 1.7 përqind.
Megjithatë numri i vdekjeve ishte 170, duke e çuar numrin total në 2.969, që sërish është shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera evropiane.
Gjermania po ashtu ka regjistruar si të shëruar më shumë se gjysmën e të prekurve nga korona.










