Gjesti ka folur për herë të parë publikisht pas humbjes së vëllait të tij, Eldionit.
Përmes një video të publikuar në Instagram, artisti ka gjetur forcën për të komunikuar me ndjekësit e tij besnikë.
Në këtë mesazh mjaft emocional, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj kohe të errët.
“Për mua ka qenë e rëndësishme me qëndru këto kohë larg rrjeteve sociale, mu marrë me veten dhe me familjen”, tha Gjesti në videon e publikuar.
Ai falënderoi secilin prej tyre për mesazhet motivuese, dashurinë e pakursyer si shenjë solidariteti në këto ditë të vështira.
Gjesti u shpreh se u ndjehej borxhli fansave për t’u dërguar një mesazh falënderimi, duke thënë: “Ja u kom pas borgj ni mesazh juve për krejt dashnin që ma keni jep.”
Mirëpo, lajmi që ka gëzuar fansat më së shumti është konfirmimi i rikthimit të tij.
Gjesti bëri të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet zyrtarisht muzikës.
“Në vitin 2026 në janar kthena në muzikë, aty ku e kam vendin, ju dua, faleminderit shumë”, përfundoi Gjesti postimin e tij duke treguar se muzika do të jetë mënyra e tij për të nderuar kujtimin e vëllait dhe për të vazhduar rrugëtimin me forcën e publikut. /Prive By Liberta Spahiu










