Gjesti që Luizi ka bërë sot me Oltën tregon pse e duan të gjithë shqiptarët

Tensionet dhe debatet e shumta brenda shtëpisë, nuk e kanë shtyrë Luizin dhe Oltën që të distancohen nga njëri-tjetri, në mënyrë që të mos konsumojnë asnjë bisedë bashkë.

Ata të dy patën një bisedë të shkurtër “kokë më kokë” sot në oborr, ku Luizi u përpoq t’i japë disa këshilla Oltës. Kjo për faktin se ajo reagon me gj αknxehtësί ndaj situatave apo komenteve të ndryshme.

Një rast që u përmend nga Luizi ishte debati me opinionisten Zhaklin Lekatarin mbrëmjen e kaluar. Jo vetëm mbrëmë, por thuajse në çdo ‘Prime’, Olta ka mendime të kundërta me Zhaklin.

Luizi i tha asaj që mos t’i marrë për keq këshillat apo komentet e Zhakut, pasi ajo nuk i flet me tendencë, aq më tepër që gjithmonë i ka mbrojtur gratë dhe vajzat.

Luizi e justifikoi Oltën duke i thënë që ishte e ngarkuar nga video me djalin e saj të vogël. Por video më poshtë flet vet për Luiz Ejllin.

Në fakt ditët e fundit si para spektaklit të mbrëmshëm si sot s’kanë qenë aspak të lehta për Oltën, që po kalon momentet më të vështira që nga hyrja në BBV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu