Gjetan Keta mposht boshnjakun dhe shpallet kampion bote

Gjetan Keta ka fituar titullin kampion Bote në federatën WBU.

Boksieri shqiptar ka arritur të mposhtë sot pas pesë raundeve boksierin nga Bosnja, Sladan Janjani.

I vendosur para forcës së Ketës, por edhe mbështetjes së tifozëve për boksierin kuqezi, boshnjaku u tërhoq nga ndeshja në raundin e pestë, duke ia bërë më të lehtë fitoren boksierit nga Bulqiza.

Ndeshja e zhvilluar në Dibër të Madhe, u dominua plotësisht nga Keta.

Ai nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren, duke e bërë kështu të tijin titullin e radhës, vetëm një ditës pas fitores së Kombëtares.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu