Gjeti 75 milionë € brenda ditës, LaLiga konfirmon Laportan si president i Barçës

Barcelona rrezikoi shumë të anulonte zgjedhjet për president dhe të niste gjithçka nga fillimi. Joan Laporta duhet të siguronte garancinë pasurore prej 15% të buxhetit vjetor të klubit, saktësisht 124.6 milionë euro.

Një shumë e madhe për ekonominë e Laportas, i cili rrezikoi shumë të mos gjente paratë e duhura. Në fund frika ka përfunduar dhe Laporta ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar këtë fond. Gjithçka ndodhi ditën e djeshme, kur duheshin edhe 75 milionë euro.

Në fund ai gjeti akordin me fondin Audax dhe arriti të plotësojë shumën e kërkuar, pa të cilën nuk mund të bëhej zyrtarisht president i Barçës. Sot LaLiga pritet të konfirmojë dokumentacionin e tij, teksa presidenti Javier Tebas ka konfirmuar se gjithçka është në rregull.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu