Gjobë nëse e kaloni rrugën me celular në dorë! Nga nesër rregulla të reja në rrugë, gjoba 40 euro

Nga nesër duhet të keni kujdes të shtuar kur kaloni vizëbardhat. Posaçërisht për ata të varur nga celularët të cilët do të gjobiten me 40€ nëse gjatë kalimit të rrugës përdorin celularë në dorë, apo kufje në vesh. Sipas ndryshimeve të reja në Ligjin për sigurinë rrugore, të cilat hyjnë në fuqi më 26 shtator, zbatohen rregulla të reja për përdorimin e telefonave celularë dhe kufjeve nga këmbësorët, çiklistët dhe trotinetë.

“Në rregull, por nuk di si do të zbatohet!

Mendoj se duhet të respektohen rregullat se shumë bela po bëhen kur flasin në telefon gjatë vozitjes.

Pajtohem në rregull, duhet të ketë gjoba si për këmbësorët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

A di se aksidentet më të mëdha ndodhin gjatë përdorimit të celularit si nga shoferë dhe këmbësorët?

Si njëri ashtu dhe tjetri, madje më shumë shoferët se flasin në telefon dhe nuk janë të koncentruar.

Nga aspekti i këmbësores: ata që vozisin shikojnë telefonin, pinë cigaren apo ndonjë veprim tjetër që nuk duhet ta bëjnë. Nga aspekti i biçikletës: më pengon se nuk ka aq korsi për biçikleta, përkatësisht atje ku ka, kalojnë motorë dhe tjera pajisje vozitëse tjera që nuk duhet të ketë aty.”

Nga Ministria e brendshme bëjnë thirrje që të respektohen rregullat në trafik sepse do të ketë aksione të shtuara me zero tolerancë për kundërvajtjet të cilat edhe mund të shkaktojnë aksidente me fatalitet.

Ligji për Ndryshimet në ligjin për sigurinë në trafikun rrugor që u botua në Gazetën Zyrtare një javë më parë, dhe që nesër do të hyjë në fuqi, tha zëdhënësit të MPB-së Goce Andreev.

“Dispozitat e Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në trafikun rrugor, të cilat kanë të bëjnë me gjobat për drejtuesit e biçikletave, mopedëve, motoçikletave dhe trotinetët elektrikë për përdorimin e pajisjeve elektronike (kufje, telefona, tableta etj.), si dhe gjobat për këmbësorët që përdorin pajisje të tilla elektronike kur kalojnë rrugën dhe shtegun e biçikletave ose korsinë e biçikletave, do të hyjnë në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Goce Andreev.

Sipas ndryshimeve ligjore, nga Viti i Ri, dënimet për shoferët që kalojnë semaforin e kuq ose parkojnë në mënyrë të paligjshme do të jenë të rrepta, dhe të cilët do të kapen nga kamerat “Safe City”. Që nga 1 janari 2026 sistemi i blic-radarëve do të dërgoj gjobën e tejkalimit të shpejtësisë në adresë të shtëpisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu