Gjuriç e quan “sukses diplomatik” kundërshtimin e SHBA-ve për ushtrinë e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajtyrës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se kundërshtimi i SHBA-ve dhe NATO-s për formimin e ushtrisë së Kosovës është padyshim sukses i madh diplomatik i Serbisë.

Gjatë një interviste për “Radio Televizionin e Serbisë”, Gjuriç ka thënë se do të luftojnë kundër formimit të saj sepse sipas tij, formimi i ushtrisë paraqet një kërcënim dhe rrezik për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin.

“Ky është padyshim një sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe nuk ka rënë prej qielli, por është një produkt i një pune të plotë. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona dhe kemi marrë mbështetjen e shteteve të cilat na mbështesin gjithmonë, të tilla si Kina dhe Rusia, por tani e mira është se po na përkrah edhe NATO”, është shprehur Gjuriç. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu