Gjuric ofendon Kurtin e kosovarët përsëri: A e formon Kurti apo Murti qeverinë s’ka rëndësi, separatistë janë të gjithë

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë e Metohi’, Marko Djuric tha sot se personalitetet udhëheqëse në Kosovë nuk janë të njëmendje si më parë, por kjo nuk ka rëndësi për të pasi të gjithë njëjtë janë sipas tij.

“Nuk mund të them se gëzohem pasi që janë ‘’gjakosur’ pasi këto konflikte gjithmonë bien mbi serbët” tha Djuric sot për televizionin serb Pink derisa po fliste për çështjen e vonesës së caktimit të mandatarit për kryeministër në Kosovë.

Sipas tij është e rëndësishme që serbët në Kosovë janë mbledhur përreth një blloku monolit – Listës Serbe. Djuric shtoi se vjen keq që jo të gjithë në Serbi nuk janë renditur të mbështesin Listën Serbe me gjithë dallimet politike.

Djuric nuk përtoi që të tallë Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka shënjestër të ofendimeve ka kohë tani.

“A do të jetë Kurti apo Murti që do ta formojë qeverinë është e parëndësishme. Separatistë janë të parët, e të dytët e të tretët…” tha Djuric.

Djuric ende po vajton djegien e veturës së zyrtarit të lartë të Listës Serbe Slavko Simic, në Leposaviq, të cilin e Djuric e cilësoi si një lloj ‘terrorizmi e sulmi’ me synim të frikësimit të Simic që është njëri prej ‘njerëzve më energjik në institucionet e Kosovës’.

Djuric shtoi se nuk dëshiron të flasë rreth asaj se kush është përgjegjës, por shtoi se është të mësohet sa më parë se kush “qëndron pas djegies së veturës” tha Djuric.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu