Gjuriq i jep ultimatum përfaqësuesve të serbëve të Kosovës

Përfaqësuesve të serbëve në Kosovë kanë kohë deri më 31 dhjetor të tërheqin të gjitha vendimet e dëmshme nëse duan të marrin pjesë në të ashtuquajturën politikë e përbashkët e serbëve, ka thënë Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë për gazetarët që serbët e Kosovës duhet të kenë vendime të unifikuara, shkruan portali arbresh.info.

“Ata të cilët kanë marrë vendimin politik të shkarkimit të Lubomir Mariqit duhet të veprojnë nën një ombrellë, nëse duan të marrin pjesë në politikën e përbashkët të serbëve në Kosovë e Metohi, dhe të tërheqin vendimet e tyre të dëmshme deri më 31 dhjetor”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindje, por me konsensus”, theksoi ai.

Gjuriq ka thënë se mesazhi ishte i qartë se kushdo që dëshiron të punojë për kombin, si pjesë e listës Srpska, dhe se janë pajtuar që vendimet duhet të merren vetëm me konsensus dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit legjitim të tyre./Arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu