Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se “barrikadat” në Kosovë në prag të protestës në Leposaviq kanë treguar se Prishtina dobëson forcën dhe unitetin e serbëve.
“Dikujt nuk i pëlqen fakti se Aleksandar Vuçiq mund të mblidhte aq shumë njerëz në tubimin në Leposaviq, sa liderët politikë shqiptarë nuk kurrë. Prandaj, ata janë frikësuar dhe janë përpjekur në çdo mënyrë që të parandalonin atë”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se serbët nuk do të pengojnë dhe as nuk do të dekurajohen, por do të votojnë dhe japin mbështetje për Aleksandar Vuçiq, në formimin e ekonomisë dhe institucioneve serbe.
Gjithashtu Gjuriq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë janë organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, dhe se serbët duhet të shkojnë në votime për të treguar forcën dhe unitetin.
I pyetur se si do të ndikojë kundërshtimi i kosovarëve gjatë ditës së djeshme për vizitën e Vuçiq-it në Leposaviq, në bisedimet e të dy vendeve, Gjuriq ka thënë se ajo që ndodhi dje është vetëm një nga simptomat e të drejtave asfiksive të serbëve, duke përfshirë një angazhim të mos-zbatimit të pjesëve nga Marrëveshjet e Brukselit për themelimin e komunave me shumicë serbe./Indeksonline