Gjuriq: Serbia po punon fuqishëm kundër ‘regjimit’ të Albin Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti përfaqëson një “shembull të keq të nxënësit të ideologjive totalitare”.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye kredibile që Serbia të besojë se “shpërblimi” i qeverisë së Kurtit nuk do të çonte në politika edhe më represive ndaj Serbisë.

Gjuriq në një intervistë për “Newsmax Balkans”, ka theksuar se Serbia kundërshton dhe po punon aktivisht që të mos lejojë, siç tha ai, “veprimet e njëanshme të regjimit të Kurtit” të shpërblehen në arenën ndërkombëtare.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu vazhdim të aktivitetit diplomatik të Serbisë në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e pozicionit të saj.

Duke folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjuriq ka thënë se Serbia dëshiron një “faqe të re” në raportet mes dy vendeve dhe po punon për forcimin e bashkëpunimit me Uashingtonin.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se në marrëdhëniet mes Serbisë dhe administratës amerikane ekziston një nivel i lartë dialogu dhe mirëkuptimi në disa çështje kyçe./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu