Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se shteti i Serbisë me çdo kusht do t`i ruajë siç i ka quajtur ai “institucionet e saj në Kosovë dhe Metohi dhe për të vazhduar me sigurimin e ndihmave financiare për popullin serb në krahinë, mbijetesa e të cilit varet shumë në këtë lloj të ndihmës”.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot me një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, raporton TV Most, përcjellë Klan Kosova.
Nga ana tjetër, studentët gjatë diskutimit të hapur me Gjuriqin kanë marrë informacione në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe “mënyrat në të cilat Prishtina pengon zbatimin e marrëveshjeve të rëndësishme me popullin serb në Kosovë”.
Shefi i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën njëherit ftoi studentët e Fakultetit të Shkencave Politike ta vizitojmë Kosovën.