Gjykata Supreme: Nisma të garojë në zgjedhje pa 12 kandidatët për deputetë

Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën e Nismas Socialdemokrate për certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Sipas vendimit të Supremes, 12 kandidatë për deputetë nga kjo parti nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Ndërkaq Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje pa: Vesel Krasniqin, Filloreta Bytyçin, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Abdullahajn, Besnik Berishën, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Ardian Nokaj dhe Endrit Shalën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu