Gjyqtari hedh poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt

Mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të OVL së UÇK’së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë hedhur poshtë, nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Giju.

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë dorëzuar mocionet, duke thënë se ka mangësi në aktakuzën kundër tyre, si dhe nuk e njohin juridiksionin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju ka hedhur poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe specifikë të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet. Kundërshtimet e mbrojtjes ndaj formës së aktakuzës së konfirmuar janë refuzuar në përputhje me këto rrethana. Për këtë arsye Gjykatësi i Procedurës paraprake refuzon mocionin paraprak të Gucatit dhe atë të Haradinajt”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohen për “pengim të drejtësisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu