Gjyqtarit shqiptar i ndrit fati, caktohet nga UEFA në ‘San Siro’ për sfidën Milan-Shkëndija

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, e cila do të luhet në orën 20:45 më datë 17 gusht, do të gjykohet nga austriaku Harald Leçner.

35-vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.

Pjesë e stafit të dërguar nga UEFA për ndeshjen Milan-Shkëndija sipas panoramës do të jetë gjithashtu edhe një shqiptar.

Sokol Jareci, ish-arbitër i njohur në Shqipëri, është përzgjedhur si vëzhgues i arbitrave të këtij takimi. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues që Milani luajti në Rumani ndaj Craiovës, vëzhgues ishte sërish një shqiptar, Plarent Kotherja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu