Gjyshja kthen nipin në klinikë sepse ishte i shëmtuar: Më jepni një tjetër

Pamja ka shumë rëndësi, të paktën për disa njerëz pasi ndikon në vendime të rëndësishme madje dhe në vendimin e mospranimit të nipit për shkak se është i shëmtuar.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur Kolumbi ku një gjyshe, emri i së cilës nuk bëhet i ditur ka shkuar në klinikën “Santa Marta”, me djalin e saj e nusen dhe kanë akuzuar stafin se e kanë shkëmbyer foshnjën me një tjetër.

Gjyshja kërkoi që t’i jepet një bebe tjetër pasi ai që kishte në dorë nuk është nipi i saj dhe se mund të ishte shkëmbyer, por stafi pretendon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse atë ditë në klinikë ka lindur vetëm një fëmijë.

Sekretari i klinikës “Santa Marta”, Carlos Pallares,tha :-“Gjyshja nuk ishte shumë e lumtur. Ajo nuk e pranon dot fëmijën si një anëtar të ri të familjes dhe për këtë arsye vendosi që ta kthejë atë në klinikë së bashku me nënën dhe babanë e foshnjës. Ata u larguan së bashku me foshnjën, por me parë stafi i klinikës i bëri një kontroll shëndetësor foshnjës”.

Zëdhënësi i Këshillit të Qytetit, Chadan Rosado,tha se gjyshja ishte duke u trajtuar nga një psikolog dhe njerëzit nuk duhet të jenë të nxituar për ta gjykuar atë për veprimet që ka bërë. Raportohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë prindërve të tij. Është e paqartë se pse gjyshja mendonte se fëmija ishte i shëmtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu