Goditja ndaj një zyrtari publik: Ja sa vite burg rrezikon gruaja e Macron

Një video që po qarkullon me shpejtësi në internet ka ngjallur reagime të ndryshme.

Videoja tregon momentin kur presidenti Emmanuel Macron mbërrin në aeroportin e Hanoit, Vietnam, ku duket sikur Zonja e Parë, Brigitte Macron, e godet në fytyrë.

Presidenti Macron reagoi i buzëqeshur dhe përshëndeti zyrtarët e pranishëm, ndërsa Brigitte u pa më pas duke shmangur dorën e tij dhe u mbështet në parmakët e shkallës.

Por a mund të cilësohet një gjest i tillë si vepër penale?

Sipas nenit 222-13 të Kodit Penal Francez, çdo akt dhune ndaj një zyrtari publik – përfshirë Presidentin e Republikës – dënohet me deri në 3 vite burg dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Megjithatë, në raste të tilla specifike si ky, ku bëhet fjalë për bashkëshorten e Presidentit, procedura penale mund të niset vetëm nëse vetë Presidenti bën një kallëzim zyrtar – çka duket e pamundur në këtë rast.

Ndërkohë, Pallati Elize ka shprehur skepticizëm për autenticitetin e videos, duke mos përjashtuar mundësinë që ajo të jetë e manipuluar ose të jetë produkt i inteligjencës artificiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu