Goditja në tru, si të njihni simptomat?

Gjatë jetës, një ndër gjashtë persona pëson sulm në tru. Çdo gjashtë sekonda dikush vdes si pasojë e sulmit në tru Çdo të dytin sekondë sulmi në tru godet një person, pavarësisht moshës, apo gjinisë. Çdo vit 17 milionë njerëz pësojnë sulm në tru dhe 6,5 milionë nuk arrijnë ta mbijetojnë.

Personat e prekur nga goditja në tru kanë vështirësi në jetën e mëvonshme. Goditja në tru është një çrregullim i papritur neurologjik i shkaktuar nga çrregullimi i qarkullimit cerebral, gjë që shkakton furnizim të pamjaftueshëm të pjesëve të caktuara të trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

 

Mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese shkakton dëme në qelizat nervore në tru dhe shkakton dëme të funksioneve që kontrollojnë këto pjesë të trurit. Sot, goditja në tru paraqet një epidemi globale që rrezikon jetën, shëndetin dhe cilësinë e jetës. Faktorët e rrezikut nga sulmi në tru:

Rritja e presionit të gjakut

Rritja e yndyrës në gjak

Disa forma të aritmisë kardiake

Sëmundja e sheqerit

Zakonet si pirja e duhanit dhe konsumimi i tepruar i pijeve alkoolike.

Disa nga simptomat e sulmit në tru janë dhimbja e kokës, dobësi në një anë të trupit, shikim i vrenjtur, humbje e balancës, humbje e vetëdijes, të folur të përçartë. Ndryshe, dita botërore e sulmit në tru shënohet më 29 tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu