Goma të reja edhe për “Mercedesin” e Gruevskit

Shërbimin për punë të përbashkëta pranë Qeverisë ka nënshkruar marrëveshje me “Mak Auto Star”, në vlerë prej 53 mijë eurove për furnizimin me goma për automjetet e blinduara të cilat i posedon.

Mes tyre është edhe “Mercedesi” famoz në vlerë prej 600 mijë eurove i porositur nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili pikërisht për këtë shkak edhe u dënua me 2 vjet burg.

Përskaj automjeteve të blinduara, qeveria do t’i ndërroj edhe gomat e makinave tjera të cilat do të kushtojnë 115 mijë euro.

Marrëveshjet e arritura janë bërë publike në sistemin elektronik për furnizime publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu