Google prezanton aplikacionet më të kërkuara për vitin 2016

Google ka bërë të ditur për publikun aplikacionet më të shkarkuara nga Play Store për vitin 2016″>2016.

Aplikacioni “Duo” i cili është krijuar nga vetë kompania Google është më i shkarkuari. Ky aplikacion u mundëson përdoruesve që të bëjnë vidotelefonata me personat të cilët i kanë në listen e kontakteve.

Por, Google ka vendosur që çmimin Best App 2016″>2016” t’ia japë aplikacionit “Prisma” i cili fotot i kthen në vizatim e që duket mjaft realist.

Kurse sa i përket lojërave më i shkarkuari ka qenë aplikacioni “Pokemon Go”, duke marrë kështu çmimin si “Best Game 2016″>2016”.

Ndërkohë vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Android dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu