Gordana Siljanovska është kandidati i VMRO-DPMNE-së për presidente në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Siljanovskas ia dhanë mbështetjen 408 delegatë, ndërsa kandidatit të dytë me radhë Vllatko Gjorçev i kanë dhënë vetëm 111 vota.
Delegatët e VMRO-DPMNE-së e dhanë fjalën e tyre në Kongresin Partiak në Strugë në të cilin u prezantuan 9 garuesit,prej të cilëve femër ishte vetem Siljanovska.
Para nisjes së Kongresit, lideri i partisë Hristijan Mickovski tha se është i bindur se partia e tij me kandidatin e saj, do të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe kështu tha se do ta rrënojnë Qeverinë e Zaevit.







