Çfarë keni bërë konkretisht për shqiptarët në Maqedoni, pasi ata ju kanë dhënë mbështetje të madhe. Kjo ishte pyetja e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorcev drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, gjatë seancës së sotshme të pyetjeve të deputetëve. Ky i fundit tha se qytetarët shqiptarë kanë përfituar barazi, se punësimet dhe investimet bëhen në mënyrë të barabartë dhe se ata konsiderohen qytetarë të Maqedonisë, raporton Tv SHENJA.
Megjithatë, Gjorcev nuk ishte i kënaqur me përgjigjen duke theksuar se kryeminstri nuk dha asnjë deklaratë konkrete se çfarë ka punuar ose çfarë planifikon të bëjë për shqiptarët. Ai numëroi shumë komuna shqiptare gjendja e të cilëve sic tha ai gjendja vazhdon të ngelet alarmante, shkaku i të cilave qytetarët largohen nga vendi.
Në listën e gjatë të komunave: Tetovë, Gostivar, Likovë, Bogovinë, Studenican, Dibër, Zhelinë dhe komuna të tjera, Gjorcev vendosi theks të veçantë te komuna e Haracinës, ku sic tha ai, edhe pse ka një kryetar komune pikërisht nga partia që udhëheq Zaevi, nuk është vendosur as një gozhdë e as edhe një shtyllë në këtë komunë.