Granit Xhaka, feston sot ditëlindjen

Ylli i futbollit, Granit Xhaka, feston sot ditëlindjen. Futbollisti i cili luan për Bayer Leverkusen mbushi sot 31 vite jetë.

Padyshim që një urim publik nga vëllau i tij Taulanti, nuk kishte se si të mungonte në këtë datë të veçantë për futbollistin.

Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, Taulanti u shpreh:

“Urime ditëlindja! Vllau im, hapat e parë i morëm bashkë, kur nuk kisha mbështetje, ti ishe shtylla ime, në çdo hap këshillat e tua ishin frymëzimi dhe motivi im. Shëndet, lumturi të pa fundme në familjen tonë. Të dua deri në frymën e fundit”. – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu