Gazetarja nga Kosova, Zana Avdiu ka ofenduar rëndë futbollistin me kombësi shqiptare, Granit Xhaka që bëri krenar shqiptarët në ndeshjen e fundit kundër Serbisë. Ajo e ka quajtur rrugaç Xhakën duke iu referuar gjestit të tij ndaj stolit të kombëtares së Serbisë.
Sipas saj, gjesti i 30-vjeçarit, ndaj serbëve, duke i treguar organin gjenital është një akt turpi, por sërish, sipas saj, fatkeqësia më e madhe është shpërndarja, që iu bë në rrjetet sociale nga mijëra shqiptarë.
Postimi i plotë:
“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”– shkruan ajo.