Granit Xhaka në pozitë të vështirë tek Arsenali

Mesfushori Granit Xhaka është gjendur në situatë të vështirë herë pas here në Londër që prej kartonit të kuq që e kishte marrë në ndeshjen kundër Burnleyt. Reprezentuesi i Zvicrës, mund të largohet nga Arsenali në verë. Xhaka është pjesë e elitës së futbollit anglez që prej vitit 2016 kur iu bashkua skuadrës së Arsenalit.

Në Londër, ka pasur ulje e ngritje të herëpashershme. Ndonjëherë, tifozët e duan atë, ndonjëherë dëshirojnë që sa më shpejtë ta shohin duke u larguar nga ekipi. Reprezentuesi i Përfaqësueses “helvetike” aktualisht është në situatë të tillë. Si rezultat i kësaj, mund të ndryshojë edhe klub. Favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar ka qenë skuadra e Interit në Serinë A italiane. Megjithatë, rruga e mesfushorit defensiv mund të ndryshojë nga Italia për në Francë.

Foot Mercato” raporton se 28-vjeçari mund të jetë opsion njëvjeçar për një skuadër pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve. Stade Rennes është duke e menduar transferimin e Zviceranit. Për momentin, transferimi i Granit Xhakës po mendohet të bëhet në formë huazimi.

Rennesi e përfundoi fazën e grupeve në “Champions” në vendin e fundit në grupin e vet, dhe u eliminua nga gara e Kupës Evropiane. Në kampionatin francez, Stade Rennes Football Club zë pozitën e katërt në tabelë. Në elitën e futbollit francez ka edhe futbollistë tjerë shqiptar. Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë pjesë e skuadrës së Stade de Reims, ndërsa Bersant Celina luan me skuadrën e Dijonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu