Ambasadori Richard Grenell ia ka berë “zemër” “cicërimës” së Kadri Veseli në Twitter, ku thotë se është i tronditur nga informacionet e rrejshme të kryeministrit, Albin Kurti.
“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rrejshme për synimet serioze të SHBA-së”!
“PDK vlerëson punën e Ambasadorit Richard Grenell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe është e angazhuar në përpjekjet e Amerikës për paqen në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Twitter.
Ky reagim i tij erdhi pasi i dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.










