Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar që të hiqet taksa menjëherë
I dërguari special i SHBA’së, Richard Grenellmen, ka reaguar menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, ai ka kërkuar që të largohet taksa menjëherë, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi.
“Presim që taksat të hiqen menjëherë”, ka thënë Grenell për AP.
Grenell tutje ka thënë se kemi bërë përparim historik, dhe së shpejti do të ketë lajme të mira.
“Jemi duke bërë përparim historik. Së shpejti do të ketë lajme të mira, sepse dyja palët duan të shkojnë përpara. Këto hapa do të kontribuojnë për jetesë më të mirë të popujve në rajon”, ka theksuar Grenell.
Vlenë të theksohet se ditë më parë, Richard Grenell, ishte në vizitë në Kosovë, i cili ishte takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, tash kryeministër, dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Grenell kishte porositur që Prishtina të heqë menjëherë taksën 100 për qind dhe Serbia të ndalojë fushatën për çnjohje.








