Grenell ka dhënë dorëheqje nga pozita për dialogun me Serbinë, ja kush thotë?

Emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, mund të japë dorëheqje nga kjo pozitë. Kështu ka deklaruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, në një postim në Facebook.

Zeka ka deklaruar se sipas burimeve amerikane, Grenell ka paraqitur tashmë dorëheqjen e tij tek presidenti Donald Trump.

Postimi i plotë i Zekës:

“Ka shumë mundësi q% Grenelli do jap dorëheqje? Sipas burimeve amerikane, Richard Grenell është lodhur nga talibanizmi ballkanik serbo-shqipetar. Sipas tij, ka shumë konfuzitet. Çdo gjë është e paqartë dhe e padefinuar. Grenelli ka paraqitur dorhëqjen pranë Presidentit Tramp. Mbetet që të presim vendimin e presidentit amerikan nëse do ta pranojë vendimin e emisarit amerikan. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, presim nesër…” – shkruan Zeka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu