Greqia i ka dhënë fund izolimit dhe filloi zyrtarisht sezonin e saj turistik, duke njoftuar një fushatë promovuese me miliona euro të që synon shpëtimin e sektorit të saj më të rëndësishëm ekonomik nga një verë e dytë e humbur.
Tashmë qytetarët do të qarkullojnë pa orar të kufizuar në periferi e zona të ndryshme të vendit.
Vera do të jetë jetike për shanset e Greqisë për të ringjallur ekonominë e saj nga kriza e koronavirusit pas një rënie prej 8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e kaluar.
Turistët nga vendet e Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, do të lejohen të vizitojnë vendin për sa kohë që janë vaksinuar ose mund të tregojnë rezultate negative të testit Covid-19.
Problem mbetet vendimi i Gjermanisë dhe Britanisë për qytetarët që kthehen nga Greqia që ende duhet të hyjnë në karantinë.
Sa i takon Shqipërisë, Greqia njoftoi se do të mbajë mbyllur deri në 24 maj pikën e kalimit të Kapshticës dhe se udhëtimet drejt vendit fqinj do të mbeten të kufizuara.









