Grida Duma feston sot ditëlindjen. Ja sa vjeç mbush moderatorja

Ditën e sotme moderatorja e njohur, Grida Duma, feston 48-vjetorin e saj të lindjes. Ish-demokratja feston sot plot 48 vite jetë ndonëse pamja e saj nuk e zbulon moshën korrekte.

Një femër plot klas dhe elegancë, Grida do të mbahet mend dhe si një ndër politikanet intelektuale të Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se para 5 ditësh është ndarë nga jeta ish-partneri i saj, diplomati i njohur Ilir Shqina, me të cilin moderatorja ka një djalë.

Mirëpo në lidhje me këtë ngjarje apo qoftë dhe për ditëlindjen e saj, Grida nuk ka reaguar akoma.

Postimi i saj i fundit në rrjet përkon me 6 ditë më parë një ditë para humbjes së ish-burrit të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu