Grida Duma: Kryediplomati gjerman s’merr vesh ça bëhet në vendin tonë

Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, për të komentuar ngjarjet më të fundit në vend.

Duke folur mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm Gjerman, Grida Duma, është shprehur se opozita i priste të tilla deklarata dhe për këtë ka qenë e përgatitur.

Sipas saj, të huajt nuk e dinë gjendjen institucionale të vendit, si dhe realitetin e gjendjes në përgjithësi, ndaj dhe bëjnë të tilla deklarata.

Duma tha se problemet e brendshme të vendit duhet të zgjidhen midis palëve, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Dhe është e kuptueshme përse vjen kjo kërkesë.

Nga ndërkombëtarët, Lulzim Basha dhe PD kanë marrë vetëm shpulla, ndaj dhe tani janë bërë të padëshirueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu