Gruaja që shpëtoi vogëlushin nigerian zgjidhet personi më frymëzues i vitit 2016

Një grua e cila e shpëtoi një djalë 2-vjeçar në Nigeri, është futur në një listë ndërkombëtare të njerëzve më frymëzues të vitit.
Anja Ringgren Loven, danezja që adoptoi vogëlushin nigerian në shkurt, ka mposhtur Papën, Barak Obamën dhe Dalai Lamën në krye të listës së 100 njerëzve më frymëzues të krijuar nga revista gjermane Ooom.

Fotografia e Loven duke i dhënë ujë vogëlushit ishte shpërndarë me të madhe nëpër botë, duke bërë që kjo të pasqyronte edhe punën që ajo ishte duke e bërë për t’i ndihmuar fëmijët e braktisur në Nigeri, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për eksperiencën në revistën Ooom, ajo tha: “Ai kishte madhësinë e një foshnje të vogël. Unë u bëra nënë 20 muaj më parë dhe po mendoja për djalin tim kur e pashë djaloshin. Për mua ishte e qartë atë moment se do të luftoja me gjithë fuqinë time që ai të mbijetonte”.

Në listë i dyti u zgjodh Barak Obama për “paqe, tolerancë dhe liri”, pavarësisht dështimeve gjatë lidershipit të tij duke përfshirë Guantanamon, Sirinë dhe Irakun.

Charlize Theron u emërua e treta në listë, Papa Francis u emërua i katërti dhe aktori Leonardo DiCaprio u vendos në vendin e pestë.

Revista Oom distribuohet në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe falas online. Për ta parë listën e plotë, vizitojeni faqen e tyre.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu