Grubi: Arrestimet e fundit nuk duhet të ndikojnë në përkeqësimin e klimës politike

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi, në emisionin “Rruga drejt” tha se arrestimet e fundit të ish-funksionarëve të VMRO-së vijnë në një periudhë delikate ku gjendet Maqedonia e Veriut në këto momente, siç janë zgjedhjet presidenciale dhe marrja e vendimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.

Ai shpreson se këto arrestime nuk do të ndikojnë në përkeqësimin e klimës politike mes dy partive të mëdha maqedonase duke çuar në kolaps reformat e ndërmarra tashmë në Kuvend.

“Këto arrestime vijnë në një periudhë që ndodhemi para zgjedhjeve presidenciale dhe duke i parë tensionet e krijuara nga dy partitë më të mëdha maqedonase, uroj që gjithë kjo mos të ketë ndikim në zgjedhjet dhe në marrjen e datës së hapjeve të negociatave në qershor. Një konflikt mes dy forcave më të mëdha maqedonase mund të sjellë ngecje në Kuvend të reformave dhe kjo mund të sjellë një rezultat jo të mirë në zgjedhjet presidenciale. Por ngjarjet e 27 prillit duhet të zbardhen deri në fund. Ligji i amnistisë shpreh qartë që nuk do të falen organizatorët e 27 prillit, ata që kanë ushtruar dhunë si dhe ata që janë përpjekur të vrasin deputetë”– deklaroi Artan Grubi, sekretari organizativ i BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu