Grubi flet për takimin me “Tigrat”, thotë se mori premtim që edhe shqiptarët të përfshihen në këtë njësit të policisë maqedonase

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, ka folur rreth vizitës që u bëri njësitit elitar të policisë maqedonase ‘Tigrat’. Dyshi i Qeverisë që e udhëheq Zoran Zaev ka thënë se ai është shqiptari i parë që mori ftesë nga ky institucion.

Dhe për këtë arsye, Grubi në një intervistë thotë, se vendosi të shkoj në festën e 40 vjetorit të themelimit të njësitit anti-terorrist ‘Tigrat’.

“Ata kishin dyzetë vjetorin e themelimit të tyre dhe bën ftesë për herë të parë të një autoriteti shqiptar. Dhe për arsye të mbylljes së tyre të tërësishme ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, vendosëm që ta thejmë këtë akull. Dhe ta ngritim zërin për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve edhe në atë njesitë ku është ndoshta institucioni i vetëm, një apo dy, të cilët tashmë nuk kanë shqiptar në radhët e tyre’’, tha Grubi.

Grubi shtoi se gjatë vizitës ai mori premtimin se shqiptarët do të përfshihen në këtë njësit.

“Mora premtimin nga komandanti i njësitit, por edhe nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme që me konkursin e fundit, 600 policë të cilët duhet të punësohen, është i hapur edhe njësiti për përfshirjen e shqiptarëve në këtë institucion’’, tha Grubi.

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka treguar edhe numrin e saktë të shqiptarëve që pritet të jenë pjesë e ketij formacion policor elitar.

‘’Shpresoj se nga këta tridhjetë të ketë persona që do t’i kalojnë këto trajnime dhe të bëhen pjesë e këtij njesiti. Ka ardhur koha për pajtim në vendin tonë për arsye se kanë kaluar 20 vite nga konflikti. Dhe besoj që ne duhet të dërgojmë mesazhin tonë të përbashkët, edhe ne ndaj maqedonasvë edhe maqedonasit ndaj shqiptarëve, që ka ardhur koha për barazi absolute midis dy komuniteteve tona, të cilët janë bartës të sovranitetit të këtij vendi dhe bashkarisht të prijmë përpara’’, tha Grubi.

Por kjo vizitë dhe mirënjohja që mori nga njësiti anti-terror ‘Tigrat’’ ngjalli shumë reagimë të opozitës në Maqedoninë e Veriut. Ata e cilësuan si skandal këtë vizitë duke theksuar rolin që ky njësit kishte në betejat gjatë kohës së kryengritjes së UÇK-së në Maqedoni e protestave të vitit 1981 në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu