Grubi: Nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale, Talat Xhaferi nuk bëhet president!

Edhe një sqarim shtesë që mos të bini pre e dezinformatave dhe propagandës.

Në rast se dështojnë zgjedhjet presidenciale nga mosdalja e qytetarëve:

1. Talat Xhaferri NUK BËHET President
2. Zgjedhjet përsëriten
3. Nuk e marrim datën për negociata me BE
4. Zvarritet procesi i anëtarësimit në NATO
5. Shqiptarët e humbin shansin e barazisë gjuhësore në presidencë
6. Nuk rrumbullakësohet procesi integrues
7. Nxitet krizë zgjedhore presidenciale dhe parlamentare
8. Nuk i kemi numrat për ndryshim të kushtetutës (proces për të cilin nevojiten sëpaku 6 muaj procedurë)

Demokracia ka kuptim vetëm nëse në të mirret pjesë, prandaj, dilni bashkë me të gjithë anëtarët e familjes më 5 maj.

Bëhuni pjesë e rrumbullakësimit të barazisë gjuhësore dhe integrimit euroaltantik, ju lutem mos kontribuoni në nxitje të krizës duke qëndruar në shtëpi dhe duke abstenuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu