Disa orë më parë në rrjetet sociale u paraqit një informacion se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social Demokrate e udhëhequr nga Zaev, janë marrur vesh për çështjen e Ministrave, dhe se Artan Grubi do të jetë, Ministër i Punëve të Brendshme. Por Grubi e ka demantuar këtë informacion për gazetën “Lajm”, duke theksuar:
“Portali i zëdhënesit alternativ të Levizjes IK përpiqet të mbulon diellin me shosh, turpin me shpifje, duke botuar lajme të paqena dhe absolutist të pavërteta. Deputetet e Lëvizjes IK turpëruan himnin kombëtar, turpëruan shqiptarët, turpëruan familjet e tyre, turpëruan vetën dhe asnjë shpifje e tyre nuk e mbulon dot turpin e tyre të parë botërisht dhe të pranuar nga ata vet. Këto ditë qytetarët thonë që më lehtë mund ta zësh lloton se sa deputetet e Besës”, tha Grubi.










